-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kemi COVID”! Mjeku tek “5Pyetjet.al”: Dy kategoritë e rrezikuara, gripi dhe këshillat

Kryesoret

Bota është sërish në alarm. Duket se një tjetër valë koronavirusi po vjen vërdallë. Në SHBA disa spitale i kanë vendosur maskat me detyrim. Në kufi me Shqipërinë, në Greqi është raportuar një numër në rritje i infektimeve me COVID-19, por edhe viktimave që ka shkaktuar.

Por çfarë po ndodh në Shqipëri? Mjeku infeksionist Gent Stroni në një intervistë me skype për “5Pyetjet.al” shprehet se mes virozave të gripit qarkullon edhe koronavirusi.

Trendi nga gjysma e dhjetorit është në rritje. Me situatën e gripit jemi rikthyer në kohën e para pandemisë, që në periudhën e dimrit kemi një rritje të trendit të të sëmurëve me grip, por jo vetëm. COVID-i nuk na ka lënë, vazhdojmë që të kemi pacientë, që vuajnë, kalojnë, apo bashkëshoqërojnë me virozat e tjera.

Praktikisht, që kemi pacientë me COVID kjo është e padiskutueshme. Nuk ka rreshtuar apo të jetë një periudhë pa COVID fare. Por shikojmë që pacientë të ndryshëm me patologji të tjera dhe më mbrapa i vendoset një virus që e vështirëson situatën e tij” tha ai.

Po rreziku i fruthit tek fëmijët a është real? “Absolutisht që po. Pasojat te fëmijët që janë të pambrojtur, që janë të dobët nga imuniteti dhe që nuk kanë bërë vaksinën janë të pallogaritshme” tha ai.

Në fund, doktori tha se dy kategori janë më të rrezikuara dhe kishte disa këshilla që duhet t’i ndiqni dhe respektoni. “Ajo që do të thosha është problematika që vjen tek moshat ekstreme, fëmijët dhe të moshuarit.

Këta i kanë problemet më të mëdha. Do të duhet që këto mosha të ruhen. Të jenë në ambiente të ngrohta, të ajrosura dhe të marrin lëngje me sasi dhe anti-inflamatorë. Ky do të ishte fitimi i luftës” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit