Ditën e shtunë në orën 13:00 në selinë e Partisë Demokratike të Rithemelimit do të mblidhet kryesia.
Kjo pritet të jetë mbledhja e parë pa prezencën fizike të Sali Berishës dhe kjo pasi ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie.
Ish kryeministri nën hetim dyshohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim në lidhje me çështjen e procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani.
SPAK-u dyshon se ai me akte nga më të ndryshmet ka ushtruar ndikim dhe presion, duke favorizuar dhëndrrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, që u mbush shpejt me një grup pallatesh.
Berisha në shtëpi, mbështetësit i mblidhen sërish poshtë pallatit