Dy gra janë gjetur të vdekura në Naro, Itali në dy shtëpi jo shumë larg njëra-tjetrës.
Prokuroria po heton për një vrasje të dyfishtë. Trupi i njërës prej dy viktimave, 57-vjeçares Maria Rus është djegur.
Të dy viktimat janë rumune, njiheshin dhe kishin të njëjtat njohje.
Zarniscu do të martohej me një burrë nga Naro, ashtu si edhe vajza e viktimës tjetër. Para vrasjes, gruaja dyshohet se ishte sulmuar në rrugë.
Policia ka siguruar regjistrime nga sisteme të ndryshme të vëzhgimit me video në zonën ku u vranë dy gratë, sipas TGCOM.