Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë, ku fatkeqësisht mbeti i vdekur një djalë 4-vjeçar.
Mësohet se drejtuesi i mjetit, Erlis Beqja nga Fushë Kruja, ka dërguar shtetasin B. Balliu dhe djalin e tij të mitur në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Pas këtij momenti, ai është dorëzuar në komisariatin e Policisë së Fushës Krujës.