Mbrëmjen e djeshme në prag mesnate një lëkundje tërmeti ka zgjuar banorët në Libohovë.
Epiqendra ka qenë në Greqi, por lëkundjet janë ndjerë 37 km më tej në Shqipëri me magnitudë 3.9 ballë, sipas IGJEUM.
Një pjesë e banorëve kanë ndjerë lëkundjet duke dalë jashtë. Paraprakisht nuk raportohet për dëme.