-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kërcënoi mamin”! Dëshmia e fëmijëve dhe telefoni fundosën burrin në Durrës

Kryesoret

Vdekja e 41-vjeçares, Bedrie Loka në Durrës 4 ditë më parë si pasojë e konsumimit të fotoksinës sa vjen dhe bëhet edhe më tragjike. Si rezultat i hetimeve, ka rezultuar se në vendimin e saj fatal për të vrarë veten “ka gisht” edhe bashkëshorti i saj, 45-vjeçari Xhemal Loka, i cili punonte në Greqi.

45-vjeçari ka ushtruar një dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj saj, e madje vetëm pak ditë para se të ndodhte ngjarja, ai e kërcënuar se do e vriste me thikë. E gjithë kjo skenë është regjistruar në sytë e njërit prej fëmijëve të çiftit, e ndërsa gruaja nuk e kishte marrë guximin për ta denoncuar. Në dëshminë për grupin hetimor ka qenë dëshmia e fëmijëve dhe vëllezërve që ka zbardhur ngjarjen.

Gjatë kontrollit në banesë, burrit iu gjet 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak. Nga ana tjetër, burrit i është sekuestruar celulari, ndonëse në fillim kishte refuzuar që të t’ia dorëzonte uniformave blu. Ky celular, bashkë me celularin e 41-vjeçares që kreu aktin makabër, janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Dyshohet se e gjithë ngjarja ka ardhur për shkak të një profili që i ishte hapur gruas në rrjetin social TikTok, ku figura e saj si nënë, bashkëshorte ishte denigruar, me fjalë nga më fyeset. E ndërsa edhe më të rëndë e bën faktin se mendohet se ky profil ishte hapur nga vajza e saj e tezes, megjithatë ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

“Në sy të fëmijëve”! Detajet e fundit, si e çoi burri gruan drejt fundit dhe fshehja e celularit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit