Në lidhje me ngjarjen e rëndë ku tre të rinj shqiptarë janë rrahur barbarisht, ka reaguar dhe Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Danilo Šaranović.
Ai thotë se ngjarja ku tre të rinj nga Shqipëria u dhunuan barbarisht po hetohet me intensitet.
“Djemtë janë mirë, do t’ju informoj për gjithçka. Kolegët e mi po bëjnë gjithçka për të hetuar ngjarjen sa më shpejt të jetë e mundur.
Gjëja më e rëndësishme është që djemtë janë mirë”, shkruan ai.
Mësohet se autorët e dyshuar janë shoqëruar nga policia.
FOTO/ Kjo është gjendja e 3 shqiptarëve të dhunuar në Malin e Zi, ja detajet si ndodhi ngjarja