-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Kjo është gjendja e 3 shqiptarëve të dhunuar në Malin e Zi, ja detajet si ndodhi ngjarja

Kryesoret

Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi janë tre shqiptarët e dhunuar barbarisht sot në Malin e Zi, një grup personash, që dyshohet se janë serbë të Bosnje Hercegovinës.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Zelenika në afërsi të qytetit të Herceg Novit.

Tre shqiptarët ndodheshin në një makinë me targa gjermane, në momentin kur janë sulmuar nga një persona pa asnjë shkak.

Ata kanë goditur fillimisht makinën dhe pas daljes se dy shtetasve shqiptarë nga mjeti, janë sulmuar fizikisht edhe këta shtetas, duke ju shkaktuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Tre shqiptarë u rrahën se folën shqip, Balla kërkon sqarime urgjente nga Mali i Zi

Tre të rinjtë janë paraqitur në policinë lokale për ndihmë dhe janë trajtuar fillimisht nga ana e mjekut ligjorë, ku janë konstatuar dëmtime të kategorizuar ‘rrahje’.

Nga ana e policisë malazeze ju është kërkuar te bënin denoncim por keta shtetas te frikësuar nuk kane pranuar te bëjnë një gjë te tille deri ne ardhjen e një avokati shqiptar dhe per këtë po shkon ne drejtimin tuaj po shkon një avokat nga Ulqini.

Folën shqip, rrihen barbarisht 3 shqiptarët në Malin e Zi, 8 autorët janë serbë nga Bosnja

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit