-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pak minuta tek Interi, Asllani kërkohet në kryeqytetin e Italisë

Kryesoret

Kristjan Asllani ende nuk po arrin të sigurojë hapësirën e nevojshme në fushën e lojës.

Ndeshjet si titullar kanë qenë të pakta për mesfushorin shqiptar, që është preferuar nga Inzagi në rolin e zëvendësuesit të Çalhanoglusë. Aftësitë e tij njihen në Serinë A dhe interesi për të nuk mungon.

Pas Fiorentinës, në skenë del edhe Lacio. Skuadra bardhekaltër kërkon të dërgojë në kryeqytetin italian Kristjan Asllanin.

Sipas raportimeve të fundit, Lacio ofron 10 milionë euro dhe lojtar në shkëmbim për mesfushorin shqiptar.

Një alternativë për t’u përdorur në këtë formulë transferimi është Bashiç.

Megjithatë, Asllani e ka bërë shpesh të ditur faktin se është një tifoz i Interit dhe dëshiron të zërë vendin e tij te zikaltrit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit