14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arben Ahmetajt i “digjet” mandati

Kryesoret

Ky fillim viti do të jetë i vrullshëm në politikën shqiptare. Jo vetëm për dosjen e Sali Berishës që është i mbyllur në arrest në shtëpi, por edhe nga krahu socialist.

Arben Ahmetaj, në kërkim prej korrikut të vitit të kaluar, nuk do të jetë më deputet i Kuvendit në sesionin e ri parlamentar që nis pas pushimeve, në 15 Janar.

Në datë 6 Janar, pra ditën e sotme bëhen 6 muaj nga momenti që Ahmetaj ishte për herë të fundit në Kuvend. Kjo do të thotë se i digjet mandati si pasojë e mungesës.

Sipas ligjit mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend.

Në rinisjen e punës nga Kuvendi pritet që të konstatohet pavlefshmëria e mandatit të tij dhe në radhë për ta zëvendësuar është Dallëndyshe Bici, aktualisht shefe e Kadastrës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit