Mahmut Bushi, vëllai i 41-vjeçares Bedrie Loku deklaroi se ka qenë burri i saj, Xhemal Loka, që e ka çuar drejt vetëvrasjes dhe jo Tik Toku.
“Motrën tonë nuk e vrau Tik Tok e vrau bashkëshorti! Ne jemi të mendimit që bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike. Ja thamë policisë që bashkëshorti e ka çuar deri në vetëvrasje. Sot kemi hapur dyert e mortit presim ngushëllime”, tha ai.
Kjo është dëshmia tronditëse që bëri një nga vëllezërit e 41-vjeçares në Durrës, e cila në gjendje të rënduar psikologjike ka pirë fostoksinë dhe ka ndërruar jetë në spital.
“Kërcënoi mamin”! Dëshmia e fëmijëve dhe telefoni fundosën burrin në Durrës