-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

De Biasi rrëfen frikën e natës së parë në Shqipëri: Për siguri vendosa karrigen prapa derës

Kryesoret

Arritjen e parë historike Kombëtarja shqiptare e futbollit e siguroi me kualifikimin në Euro2016, ku një rol të jashtëzakonshëm pati trajneri i asaj kohe Giovanni De Biasi.

Por asgjë nuk ka qenë e lehtë për italianin, ndërrimi i jetesës dhe paragjykimet e të huajve ndaj vendit tonë kanë pasur efektin e tyre.

Në një rrëfim për TCH, italiani 67-vjeçar kujton natën e parë të para 12 viteve kur vinte në vendin tonë dhe frikën nga grabitjet.

“Më kujtohet nata e parë që do të më duhej të flija në një hotel në qendër të Tiranës, vendosa karrigen prapa derës së dhomës. Sot i kujtoj këto gjëra dhe më vjen për të qeshur, por 12 vite më parë kur erdha në atë kohë e ndjeja se duhet të veproja ashtu që të isha më i qetë me veten”, tha De Biassi, duke treguar për paragjykimet e të huajve për shqiptarët.

Pjesa tjetër më pas është histori, ai drejtoi kuqezinjtë për 51 ndeshje dhe siguroi kualifikimin historik në Euro 2016, që për tanët ndodhte për herë të parë.

 

Më pas pasaporta shqiptare dhe pagëzimi me emrin “Gani”, dhe frika e fillimit i la vendin vetëm respektit me Shqipërinë që u kthye në parajsën e De Biasit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit