Gëzim Sinomati u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ai është djali i Sokol Sinomatit, që njihet me nofkën “Buzderri”. Ai ka qenë pjesë e bandës në Gazmend Brakës i njohur si “Gaxhai” në Vlorë.
Në qytetin e Vlorës në 1997 filluan të ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal tre grupe. Grupi i në lagjen “Çentrale”, grupi i Zani Caushit në Lagjen “Çole” si dhe grupi i “Gaxhait”.
Po pinte cigare? Informacioni i fundit, si u vra djali në ballkon me snajper?
Gazmir Brakaj i njohur si “Gaxhai”, së bashku me anëtarët e bandës Armando Sulejmani “Çipuri”, Sokol Sinomati “Buzderi”, Edmond Leskaj, Gazmend Nebiu ose (Kakami) si dhe disa persona të tjerë, tashmë të vdekur apo të paidentifikuar në atë periudhë kishin rivalitet të hapur me Zani Çaushin.
Sokol Sinomati është akuzuar për ngjarje të ndryshme kriminale, teksa dy vite më parë i vunë tritol makinës së vëllait të tij, Bernard Sinomati.
RENEA dhe FNSH rrethojnë Vlorën! Skuadra e vrasjes djeg makinën dhe zhduket