Tre muaj pas fitores së fundit në transfertë, më 7 tetor kundër Genoas, Milani u rikthye tek fitorja jashtë shtëpie ditën e sotme kundër Empolit me rezultatin 0-3.
Gjithçka ishte e lehtë për të besuarit e Piolit, që në pjesën e parë arritën të çonin rezultatin në shifrat 0-2.
Loftus-Cheek zhbllokoi sfidën që në minutën e 11-të ndërsa Giroud dyfishoj shifrat 20 minuta më vonë, në një përballje e cila dukej se ishte vulosur menjëherë.
Në pjesën e dytë Empoli u mundua të reagonte me Baldanzin i cili ishte ndër të paktët që ndërtoi diçka.
Megjithatë minutat në vazhdim dhuruan shumë pak emocione, kryesisht me përplasje të forta fizike nga të dyja ekipet ku fazës mbrojtëse ju kushtua më shumë rëndësi, ndërsa në minutën e 88-të Traore vulosi shifrat në 0-3.
Empoli 0-[1] Milan – Ruben Loftus-Cheek 11′
byu/LacrimeAl94PorcoDio insoccer
Milan kthehet kështu tek një fitore e rëndësishme në transfertë, ndërkohë që sigurohet i vetëm në vendin e 3-të të renditjes me 39-pik dhe pret një hap fals nga Juventus i cili mban vendin e dytë në renditje.
Empoli ndërkohë vazhdon krizën në vendin e parafundit në renditje me vetëm 13 pik.