Një grua në të 90-at është nxjerrë e gjallë pas pesë ditësh nën rrënoja, nga tërmeti shkatërruese në Japoninë qendrore.

Ekipet emergjente arritën ta nxjerrin gruan nga rrënojat e një shtëpie dykatëshe në Suzu.

Tërmeti me magnitudë 7.5 ballësh të hënën la të vdekur më shumë se 120 persona, ndërsa më shumë se 200 janë ende të zhdukur.

Sipas gazetës “Yomiuri Shimbun”, mbi 100 persona të ekipeve emergjente ishin dërguar në Suzu pas raportimeve se dy gra ishin dëgjuar nën rrënoja.

Autoritetet kanë shpëtuar edhe një grua në të 40-at.

72 orët e para konsiderohen kritike në operacionet e shpëtimit. Pas treditëshit, shanset për mbijetesë bien drastikisht.