Rei Manaj është serish një protagonist në ligën turke të futbollit me Sivassporin.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar dopietën e dytë këtë sezon dhe i ka dhënë tri pikë të tijve në transfertën e fituar 1-3 kundër Kayserispor, duel që vlente për javën e 19-të të kampionatit.
Manaj e nisi ndeshje si titullar, dhe duke rrëmbyer tre pikët për të tijët në fundin e sfidës.
Me shifrat e mbërthyera 1-1, miqtë fitojnë një penallti në fundin e sfidës, me Manajn që nuk gaboi nga pika e bardhë në të 90+3 minutë.
Rey nuk do ndalej me kaq, teksa në minutën e 90+6 u bë protagonist edhe i një kartoni të verdhë dhe pas dy minutash shënoi golin e qetësisë (90+8) për 1-3. Kjo është dopieta e dytë për Manaj këtë sezon, që shkon kështu në kuotën e tetë golave këtë edicion.