Donald Trump gjatë mitingut të tij të fushatës së djeshme siguroi se do të “shpëtojë Amerikën” nëse fiton zgjedhjet e nëntorit kundër të “korruptuarit” Joe Biden, ndërsa kërkoi lirimin e mbështetësve të tij që sulmuan Kapitolin tre vjet më parë.

Republikani bëri një sërë paraqitjesh dje në shtetin e Iowa-s, ku më 15 janar nisin zgjedhjet paraprake që do të përcaktojnë kandidatin presidencial të partisë së tij.

Trump, i cili dëshiron të kthehet në Shtëpinë e Bardhë në nëntor, pavarësisht katër çështjeve gjyqësore në pritje kundër tij, do të gjendet për tetë ditë përpara gjykimit të votuesve për herë të parë që kur u largua nga presidenca amerikane më 20 janar 2020.

Pikërisht tre vjet pas sulmit të paprecedentë ndaj Kapitolit nga mbështetësit e tij, më 6 shkurt 2021, Trump theksoi në dy fjalime të veçanta në qytetet e vogla të Njutonit dhe Klintonit, Iowa, se do të “fitojë për herë të tretë” në zgjedhje.