-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blinda, gaz, varré dhe “dashi”! Dy vite nga dhuna në PD, Açka: Ku është fatura?

Kryesoret

Sot bëhen dy vite nga përplasja e dhunshme mes demokratëve, mbështetës të Berishës dhe Bashës, e cila e ktheu PD-në në 8 janar 2022 në një shesh lufte.

Në një reagim në rrjetet sociale, demokratja Flutura Açka, drejton tre pyetje. “Kërkoni ndjesë kush ka për të kërkuar”, shkruan Açka, që e konsideron 8 janarin e vitit 2022 një turp.

“Në fakt 8 janari ynë është bërë për SPAK, sepse:

Nuk ka asnjë ndjesë në dy vjet. Por kam tri pyetje:

  • Ku është fatura e 1700 hunjve ndaj demokratëve?

  • Ku është fatura e pagesës së keqbërësve me pagesë, të njëjtët që morën pjesë më 21 janar në anën e PS dhe sa herë në anët ku kërkohen si mercenarë, specialistët e levave dhe kokadashëve?

  • Ku është fatura për median që i kushtoi disa emisione shpërthimit të dyerve të blinduara (ftesë për dhunë të hapur), duke ftuar specialistë të fushës së shpërthimeve e levave kokës?

8 janari është TURPI ynë i ngrënë me bukë!

Dhe prapë, specialistët e tymit, flakës, dhunës flasin për demokraci.

Të paktën, kërkoni ndjesë! Kush ka për të kërkuar” shkruan ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit