Pas hetimeve të kryera, prokuroria e Durrësit ka dalë në përfundimin se keqtrajtimi i vazhdueshëm dhe sistematik nga bashkëshorti kanë çuar 41-vjeçaren Bedrije Loka drejt vetëvrasjes, duke konsumuar fotoksinë. Pas dëshmive të marra nga familjarët e së ndjerës, si edhe nga këqyrja e telefonave, organi i akuzës thotë se ka dyshime të forta që dhuna fizike dhe psikologjike që e ndjera kishte pësuar për një kohë të gjatë nga bashkëshorti, kanë çuar 40-vjeçaren, nëne e 4 fëmijëve drejt aktit ekstrem. Eksperti i sigurisë Fatjon Softa në një intervistë me “Skype” për “5Pyetjet.al” shprehet se rasti i Bedrijes ngjason me atë të Liridona Ademajt në Kosovë.
“Pistat duhet të jenë gjithmonë të hapura për aq kohë sa nuk ka detaje të saktë për pistën kryesore. Tik Toku mund të ishte një alibi. Unë ashtu sikur e kam thënë që në momentin e parë pista të tjera ka mundësi. Mund të kemi, vrasje, vetëvrasje apo shtyrje në vetëvrasje. Bedrie Loka ishte një grua e fortë, nënë 41-vjeçe, jo adoleshente. Sepse shpesh herë adoleshentët janë ata që kanë përdorur lëndë helmuese.
Ka jetuar në një punë të vështirë. Jetë të vështirë. Ka pasur një person me probleme me komplekse, i cili ka qenë në burgje. Dhunë. Momenti sikur ngjason me Liridonën, ku edhe burri atje krijoi të njëjtën skemë, të dashurisë dhe ishte ai i dyshuari kryesor për ekzekutimin e saj. Edhe këtu, mendoj që pista ku duhet të shkohet nëse gjurmët e gjetura në trupin e saj janë në kohë, apo të freskëta. Dhe fakti që ai nuk ka dhënë ndihmën e parë. Nëse do ta jepte, 50% e rasteve kanë shpëtuar jetë” tha ai për “5Pyetjet.al”.