Ditën e sotme do të dalë para gjykatës së Durrësit, Xhemal Loka i arrestuar pasi dyshohet se nxiti bashkëshorten e tij 41-vjeçare dhe nënën e katër fëmijëve të kryente vetëvrasje.
Ngjarja e rëndë u shënua më 2 janar por u bë publike më 5 janar 2024. Bashkëshorti pretendonte se 41 vjeçarja kishte vrarë veten pasojë e një denigrimi që po i bëhej figurës së saj në TikTok por dëshmia e fëmijëve ngriti pista të tjera hetimi.
Xhemal Loka u arrestua më 6 janar, për të fëmijët rrëfyen se kishte tentuar të vriste 41-vjeçaren, pasi ai ishte kthyer nga Greqia.
Policia ka dyshime të forta se ishte vetë Loka i cili e çoi deri në vetëflijim bashkëshorten, nënë e 4 fëmijëve. I pyetur pas arrestimit ai kategorikisht nuk pranon të ketë lidhje më ngjarjen.
Ndaj 45 vjeçarit rëndojnë akuzat e shkaktimit të vetëvrasjes dhe armëmbajtje pa leje, pasi iu gjet në shtëpi një automatik me dhjetëra fishekë.
Kush e çoi nënën drejt vdekjes? Psikologia te “5Pyetjet.al”: Familja, shoqëria e Tik Toku