Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tronditëse në Sukth të Durrësit ku Bedrie Loka i dha fund jetës duke pirë fostoksinë gjatë mbrëmjes së 2 janarit.
Nga detajet e dosjes së prokurorisë mësohet se familjarët e kanë marrë 41-vjeçaren dhe dërguar me urgjencë në spital pasi e gjetën pa ndjenja në shtëpi. Rezulton, ashtu siç deklaron edhe avokati, se Bedrie Loka është përmendur njëhërë në spital dhe ka komunikuar me vajzën e madhe duke i kërkuar falje për veprimin e bërë.
Gjykata e la në burg, burri: Se vrava unë Bedrien, më lironi se kam 4 fëmijë!
Në lidhje me përmendjen e saj në spital flet edhe bashkëshorti, Xhemal Loka, i cili thekson se ka patur një komunikim të shkurtër me Bedrien duke e pyetur se përse kishte pirë fostoksinë dhe ajo i është përgjigjur se ishte prekur shumë nga videot në Tik Tok.
Ndërkohë në seancën e gjyqit Xhemal Loka u shpreh se nuk ka pasur konflikte me të shoqen.
“Jam dakort me avokatin, por jo me prokurorin. Mahmuti (avokati sh.r) ka njohuri per situatën me nusen time. Kam marë kërcënime dhe mesazhe në telefon. I kam thënë nuses mos u mërzit për fott sepse dhe mua mund të ma nxjerrin një të tillë. Kur i nxorrën foton e dytë, i thanë me mesazhe private se nuk kishin mbaruar punë akoma”, ka deklaruar Xhemal Loka në sallën e gjyqit.
Familja e bashkëshortit këmbëngul në faktin se Bedrie Loka vrau veten pas fotove denigruese që i kishin nxjerrë në rrjetet sociale, ndërkohë që vëllezërit deklarojnë se ajo dhunohej nga bashkëshorti.