Përfaqësuesi ligjor i grupit të Sali Berishës, Ivi Kaso i ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” deklaroi se protestat që bëhen poshtë pallatit të ish-kryeministrit ku ndodhet në arrest shtëpie kanë qëllim solidarizimin dhe sensibilizimin. Tha se më pas do të shkojnë tek Kryeministria, poshtë zyrës së kryeministrit Rama.
“Edi Rama ka bërë të pamundurën që të bllokojë opozitën. Ka dy vite që zvarritet çështja e logos dhe vulës së PD-së. Kur Edi Rama paska popullin mbi vete pse ushtron presion mbi gjithçka?
E ardhmja e opozitës/ Lapaj te “5Pyetjet”: Këta kanë prerë “lisat” e rinj
Ne kemi problemet dhe deficenat tona, por detyra jonë është që të qëndrojmë për t’u nxjerrë njerëzve frikën. Tek ballkoni i Ramës kemi qenë dhe sa kemi shkuar ai ka ikur, njëherë në Surrel, njëherë në Vlorë, njëherë në Dubai dhe njëherë në Amerikë.
Ai ka ikur. Por ne do i shkojmë prapë. Dhe të na presë aty. 10 herë që i kemi shkuar atje, nuk e kemi gjetur, ia ka mbathur. Pse nuk rri atje, ta provojë” tha ai.
Berisha në arrest shtëpie, Daci: SPAK dhe gjykata e dinë që gabuan
Adriatik Lapaj, jurist dhe drejtues i lëvizjes “Shqipëria bëhet” tha se Berisha nëse kishte kundërshti duhet ta vijonte betejën përballë drejtësisë dhe jo ta injoronte duke mos respektuar masën.
“Drejtësia nuk korrigjohet me Kanun. Zoti Berisha është ish-kryeministër, nuk mund të çojë paligjshmërinë në paligjshmëri. Një element procedural që nuk e cenon, ta korrigjonte përmes gjykatës. Do i shkonte shumë më shumë. Edhe mua do të më kishte në krah” tha ai.
Rama e bëri “super ministër”/ Gazetari: Gonxhe nga SPAK-u te konflikti i interesit