-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet deputetja e PD, ja pse Rama bashkoi ministrinë e Ekonomisë me të Kulturës

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar së fundmi për vendimin e qeverisë në lidhje me shkrirjen e ministrisë së kulturës në një ministri të re të quajtur Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që do të drejtohet nga Blendi Goxhja.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Zhupa ka folur ashpër ndaj ministres së Kulturës Elva Margariti duke sqaruar se me heqjen e saj nga puna nuk i mbetet asgjë tjetër veç se të vazhdojë edhe për disa ditë bordin e koncesionit të Butrintit deri sa të dali vendimi i rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese dhe turpin ta lajnë me heqjen e saj.

“Bashkimi i kulturës me ekonominë, zyrtarizmi i trajtimit të trashëgimisë kulturore si mall tregu dhe koncesioneve si metodë pune.

Shqipëria e trajtuar si plaçkë, ku nuk shpëton as kultura, shprehet qartësisht me këtë vendim.

Udhë të mbarë Elva Margariti, nuk do na mungosh fare, të përdorën si vrasëse të kulturës dhe të hodhën poshtë duke të shkrirë edhe ministrinë. Je kurbani i radhës.

Tani vazhdo edhe ca ditë në bordin e koncesionit të Butrintit sa të dali vendimi i rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese dhe turpin ta lajnë me heqjen tënde.

Do votoj me të dyja duart që të ikësh ti nga kultura.

Gonxhja i Ramës do jetë edhe më keq se Margariti jam e bindur por përballë do na ketë hap pas hapi”,-shkruan Ina Zhupa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit