-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Ky është 23-vjeçari që u vra nga atentati në Vlorë

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme në Vlorë mbeti i vrarë nga një atentat 23-vjeçari, Gëzim Sinomati. Policia nuk ka e ka identifikuar ende autorin por po hetohet në 2 pista të mundshme njëra për shkak të hakmarrjes nga krimet që fisi i Sinomatëve ka bërë në të shkuarën dhe pista tjetër në fushën e drogës në Belgjikë.

Gëzim Sinomati mbante emrin e xhaxhait të tij i cili ishte vrarë në 1997 gjatë një përplasje bandash.
Në lagjen “Hajro Çakerri” atë kohë rreth orës 22.00, (7 janar 2024) energjia mungoi dhe për 10 minuta ishte errësirë e plotë. Mendohet se i riu është vrarë me snajper

Duket se kjo gjë e nxori në ballkon për të pirë cigare 23-vjeçarin që u vra. Nuk dihet nëse, ikja e dritave ka qenë e qëllimshme, apo rastësi. Dyshohet për tre autorë, njeri ekzekutuesi, kurse makina, targat e së cilës ishin dubluar në Fushë Krujë, u gjet e djegur në në lagjen “24 Maji”.

23-vjeçari që kishte ardhur për të festuar Vitin e Ri më nënën e divorcuar, është djali i Sokol Sinomatit i dënuar për vrasje në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuhon, qëlloi gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit me bicikletë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit