-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e çoi nusen drejt fundit? Vjehrra: Djali i fali humbjen e 40 mijë Eurove…

Kryesoret

Sot do të dalë para gjykatës së Durrësit, Xhemal Loka, që akuzohet se dhunoi dhe çoi drejt vetëvrasjes gruan, Bedrie Loka. Por nëna e tij, pra vjehrra e së ndjerës mohoi akuzat e ngritura nga vëllezërit e nuses.

“Faqen e Tik Tokut e hapi Kushërira e Bedrijes nga nëna, goca e tezes. Kështu thoshte Bedrija. Nuk ka thënë gjë Xhemali, ia fali edhe lekët, 40 mijë eurot, ia fali. Bedrije Bushi ka fjetur mbi lekët e djalit tim. Fëmijët janë kërcënuar nga dajat” tha ajo për mediat.

Vëllai i Xhemalit, Fatmiri tha se vëllai i Bedries ka keqkuptuar fjalët e infermieres për ekspertizën dhe se ndaj Bedries nuk është ushtruar dhunë. Ai tregoi edhe fjalët e fundit të kunatës.

Fjalët e fundit…vetëm gjë që na kërkuar është falja…si mua, gocës dhe vëllait. Të dalë e vërteta. Vëllai im nuk ka asnjë lidhje. Akuzat (të vëllezërve të Bedries) mund të vazhdojnë. Bedria asnjë herë nuk ka pasur dhunë nga Xhemal Loka.

Ata kërkojnë që të fundosin vëllanë tim. Ata do të marrin përgjegjësi për akuzat. Unë do të bëj denoncimin tim për akuzat. Le ta lënë atë shpirt që të flejë e qetë. Gjithçka është e qartë. I kanë letrat e doktorit në dorë.

Ajo ka bërë vetëvrasje dhe jo se është e dhunuar. Kjo është ekspertiza nga doktori ligjor. Vëllai i Bedries ka keqkuptuar diçka. Infermierja tha se do të bëjmë ekspertizë si e mori ilaçin me dhunë apo vetë. Ekspertiza i doli që ishte e pa dhunuar. Pa asnjë shenjë në trup” tha ai.

“Qepe ma” biseda e fundit e Bedrie Lokës me vajzën, një franceze i hyri në martesë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit