-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjerimi i Tiranë-Durrës, Balluku: Do bëhet me katër korsi, bizneset dhe shpronësimet

Kryesoret

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në konferencën për analizën vjetore të ministrisë që drejton është shprehur se autostrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet me nga një korsi, si edhe do të shtohet korsia e emergjencës.

Zv/ kryeministrja deklaroi se nuk do të preken rrugët dytësore dhe bizneset, duke shtuar se shpronësimet nuk do të jenë masive. Ajo theksoi se zonat që preken janë ato që afrohen më shumë me shtratin e rrugës.

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës do të marrë nga një korsi secila anë, do të ketë një korsi të plotë secila ana, plus korsinë e emergjencës. Nga studimet që kemi bërë nuk preken rrugën dytësore dhe bizneset, nuk do të ketë shpronësime masive.

Mund të ketë disa zona ku afron më shumë me shtratin e rrugës ku do të jetë e nevojshme por është parashikuar një zgjerim, do të kthehet me 3 korsi të plota plus korsinë e emergjencës. Tiranë-Durrës është një nga akset më të rëndësishme por në të ardhmen përdorimi i tij do të jetë më i pakët” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit