Sokol Sinomati, i njohur si ‘buzëderri’ ka marrë leje nga burgu i Peqinit për të qenë i pranishëm në ceremoninë e varrosjes së të birit. Sinomati shoqërohet nga 100 forca sigurie, e ndërsa në qytetin e Vlorës janë ngritur edhe postblloqe sigurie.
Gëzim Sinomati u vra 2 ditë më parë në një atentat mafioz, teksa u qëllua me snajper nga persona ende të paidentifikuar, kur po pinte një cigare në ballkonin e banesës së tij.
Pista kryesore që po heton policia është ajo e hakmarrjes, pasi babai i viktimës, Sokol Sinomati ishte pjesë e bandës së Gazmend Brakës i njohur si “Gaxhai”, në Vlorë në vitin 1997 dhe kishte nofkën “Buzëderri”.
I riu sapo ishte kthyer nga Belgjika dhe mbante emrin e xhaxhait, të vrarë në vitin e mbrapsht 1997. Një tjetër detaj që po heton policia për krimin e mbrëmjes së kaluar është se në lagjen “Hajro Çakërri”, në momentin e të shtënave nuk ka pasur drita.