Pritej dhe tani është konfirmuar, viti 2023 ishte më i nxehti në botë që nga 1850-ta, kur filloi të regjistrohej temperatura mesatare globale.
Këtë e konfirmoi Agjencia Evropiane e Ndryshimeve Klimatike Copernicus, ku shpjegojnë se temperatura mesatare globale e sipërfaqes së ajrit në vitin 2023 ishte 14.98 C, duke mposhtur rekordin e mëparshëm të vendosur në 2016 me një “diferencë të madhe” prej 0.17 C.
Por shkencëtarët e Met Office besojnë se ky rekord mund të thyhet përsëri shumë shpejt, me parashikimet e tyre që sugjerojnë se viti 2024 mund të jetë edhe më i nxehtë, duke sjellë më shumë nga moti ekstrem që pësoi vitin e kaluar.
Copernicus tha se “ka gjasa” që periudha 12-mujore që përfundon në janar ose shkurt të këtij viti do të kalojë 1.5C mbi nivelet para-industriale.
Rekordi i thyer vitin e kaluar është një shenjë se bota po afrohet më shumë drejt arritjes së ngrohjes 1.5C, niveli që vendet ranë dakord të synojnë sipas Marrëveshjes së Parisit, dhe pas kësaj pike ndikimet klimatike bëhen edhe më të vështira për t’u përshtatur.