-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avionët mbi Bosnje, Dodik: Do ta shpallim pavarësinë, kush dreqin është ambasadori amerikan?

Kryesoret

Presidenti i Republikës Srpska të Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik ka përsëritur kërcënimin me shkëputje në rast se Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt vendos një ligj mbi pronën shtetërore, raporton Klix.ba.

Kur u pyet se kush do ta mbështeste pavarësinë e Republika Srpskas, Dodik tha se do ta mbështeste populli dhe se ulësja në Organizatën e Kombet të Bashkuara s’është e rëndësishme. “RS ka një shkallë të lartë pavarësie. Duke folur hipotetikisht, RS nuk duhet të ketë një ulëse në OKB, ka të tjerë që e kanë”, shtoi ai.

Duke komentuar qëndrimin e Ambasadës Amerikane për festën antikushtetuese dhe thirrjet në prokurori për të hetuar shkeljen e ligjit, ai tha se atij nuk i pëlqen as 4 korriku, dita e pavarësisë së SHBA-së. “Është ndërhyrje e ambasadorit amerikan. Çfarë lidhje ka ai, kush dreqin është? E kemi parë historinë e hetimeve”, tha Dodik.

Dy avionë luftarakë F-16, “Fighting Falcons” të Forcave Ajrore të SHBA kryen një stërvitje dypalëshe ajrore me ekipet JTAC nga Forcat Speciale të Ushtrisë Amerikane (SOF) dhe Forcat e Armatosura të Bosnjë e Hercegovinës (OSBiH) në zonën e Tuzlës dhe Bërçkos dje pasdite. Kjo stërvitje erdhi pas deklaratave të përsëritura nga Dodik se do ta shpallë shkëputjen e entitetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit