-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mitrovicë/ Sulmohet me armë politikani serb

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviç njoftoi nëpërmjet rrjeteve sociale se është sulmuar nga një person i cili e ka ofenduar fillimisht dhe më pas ka nxjerrë armën.
Politikani serb gjithashtu deklaron se ky person identiteti i të cilit nuk dihet ende ka shfaqur shenja agresiviteti edhe herë të tjera.

“Në momentin që më pa, filloi sulmet verbale. Ai deklaroi se nuk ka asgjë kundër meje personalisht, por ka diçka kundër politikës sime dhe vazhdoi të më kërcënonte se do të më vriste”, është shprehur ai.

Arsenijeviç konsiderohet si kundërshtar i Listës Serbe në veri të Kosovës. Ai, së bashku me kolegë të tij, ka formuar një lëvizje qytetare me emrin “Mbijetesa Serbe”. Ish-profesori i kimisë e ka kritikuar hapur Listën Serbe të mbështetur nga Beograd, duke thënë se ajo nuk punon për qytetarët por për xhepat e saj.

“Ata duan të dëgjojnë heshtjen tonë dhe jo zërin tonë”, pati deklaruar Arsenijeviç, që kishte shënjestruar ashpër edhe Petar Petkoviçin, kreun e delegacionit serb në dialogun Kosovë – Serbi, duke thënë se “ai nuk është nga këto anë dhe nuk i kupton problemet tona”, është shprehur ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit