-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një tjetër tërmet i fortë trondit Japoninë, ja si është situata

Kryesoret

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur Japoninë, pak ditë më parë pas një tërmeti fatal për shtetin i cili u shoqërua më pas edhe me një cunami. Tërmeti i radhës ishte me magnitudë 6.0 dhe tronditi sërish të njëjtën pjesë të vendit, por deri më tani nuk ka asnjë paralajmërim për asnjë tsunami.

Pas lëkundjeve të fundit të regjistruara, kryeministri japonez, Fumio Kishida, udhëzoi ministrat që të bëjnë përpjekje për zgjidhjen e gjendjes së izolimit të komuniteteve dhe të vazhdojnë aktivitetet e shpëtimit.
Tërmeti i 2 janarit solli vdekjen e më shumë se 200 njerëzve dhe raportohen 100 të humbur.

Sipas mediave ndërkombëtare, autoritetet deklaruan sot se pothuajse 60.000 familje ishin pa ujë të pijshëm dhe 15.600 nuk kishin furnizim me energji elektrike. Kushtet e rrugëve në Japoni janë përkeqësuar nga ditët e shiut që sollën rreth 1000 rrëshqitje dheu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit