-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandal në Itali, policia drogon emigrantët, Prokurori: Trajtohen si majmunë

Kryesoret

Marrëveshja midis Shqipërisë dhe Italisë për hapjen e dy qendrave pritëse në vendin tonë për emigrantët afrikanë bëri bujën e sajë, ndërsa tani në vendin fqinj ka shpërthyer një skandal për keqtrajtimin e tyre madje deri në drogim.

Prokurori i Potenzës, Francesco Curcio po heton mbi keqtrajtimet e emigrantëve në qendrën pritëse “Palazzo San Gervasio”. Denoncimi ishte bërë publik më parë nga emisioni i famshëm investigativ “Striscia la notizia”.

Në një konferencë për shtyp Curcio tha në qendrën e pritjes së “San Gervasio” se njerëzit që shkaktonin probleme trajtoheshin si majmunë. Në veçanti, ai tha se hetuesit kanë zbuluar “administrimin në shkallë të gjerë të një medikamenti i quajtur “Rivotril”, që njihet zakonisht si “droga e të varfërve” dhe u jepej atyre pa pasur nevojë.

Rivotril është një ilaç i përdorur për të parandaluar dhe trajtuar një numër të çrregullimeve psikiatrike, përfshirë ankthin, çrregullimin e panikut dhe maninë. Hetimet kanë nxjerrë në dritë gjithsej 35 raste të keqtrajtimit të personave të ndaluar në qendrën e pritjes së emigrantëve të Potenzës, duke çuar në arrestimin e një inspektori policie dhe tre masa të tjera sigurie.

Besueshmëria e shtetit italian është në rrezik mbi menaxhimin e qendrave të paraburgimit (CPR) për migrantët në pritje të dëbimit”, tha të martën prokurori publik, Curcio.

Rreth 30 persona, duke përfshirë menaxherë të lartë, staf mjekësorë dhe oficerë policie janë vënë nën hetim pas zbulimit që i lidhin ata me keqtrajtimin e një emigranti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit