Situata epidemiologjike në vend ka nisur të rëndohet pasi qarkullon gripi, Covid 19 dhe shume viroza. Shënohet rasti i parë i humbjes së jetës për shkak të gripit. Një i moshuar nga Gjirokastra ka ndërruar jetë.
70-vjeçari u paraqit në spitalin e Gjirokastrës me simptoma të gripit, temperaturë, ngarkesë në mushkëri. Por, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më pas u dërgua në Spitalin Infektiv në kryeqytet, ku mbërriti i intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk mundi të mbijetojë. Rastet me grip, por edhe me Covid 10 në vendin tonë, janë në rritje.