-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Broja, Chelsea dhe Pochettino, një spirale ku po dështohet së bashku

Kryesoret

Kriza tek Chelsea vazhdon, milionat e harxhuara në merkato kanë rezultuar një dështim total, në Premier League pozita është ajo që është, tani dhe eleminimi nga Carabao Cup.

Gjatë kohëve të fundit në klubin Londinez në kryefjalë është kthyer dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare Armando Broja, dhe jo në aspektin më të mirë të mundshëm.

Zërat për një largim të tij vazhdojnë të ndosin ajrin në Londër, aktivizimi i tij në ndeshjen e FA Cup kundër Preston rezultoi pozitiv një gol i shënuar në një fitore të lehtë 4-0.

Pavarësisht se mund të merret parasysh dhe pyetja ku luan Preston?

Një ekip i cili mban mesin e tabelës në Championship, dhe 1 javë më vonë, Chelsea përballet sërish me një ekip të mesit të tabelës në këtë kampionat.

Epo gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej, disfatë 1-0 kundër Middlesbrough, me Brojan që mori në këmbët e tij 27-minuta lojë dhe një vlerësim tipik për një lojtar i cili hyn zakonisht nga pankina, 6.2 nota e sulmuesit.

Middlesbrough bëri lojën e tij, nuk vodhi asgjë kundër një ekipi që problemin kryesor e ka në vet mentalitetin e dinastisë së re që ka ardhur në klub, me të gjithë diturin e futbollit Todd Boehly, dhe zgjedhja e tij perfekte Mauicio Pochettino.

Ky i fundit dhe një herë del me deklaratat e tij të arta.

“Armando vjen nga një vit i dëmtuar, ishte në fushë pak ditë më parë. Ai nuk mund të luajë si një lojtar normal, ne duhet ta menaxhojmë atë pasi tre ditë më vonë kemi një tjetër ndeshje. Është e vështirë për një lojtar si Broja, pas një dëmtimi të tillë, të luajë tre ndeshje në shtatë ditë”, u shpreh Pochettino.

Dihet se lojtari kaloj një vit të vështirë me një dëmtim serioz i cili i kushtëzoi dhe aktivizimin me Kombëtaren shqiptare, por rezervë kundër Preston?

Deklarata e trajnerit do të kishte kuptim vetëm nëse kundër Fulham, 22-vjeçari do të jetë titullar.

Por përsa i përket dëmtimit që Pocchettino e qan kaq shumë, lind pyetja tjetër. Është në gjendje trajneri të kthejë në top formë lojtarin pas një dëmtimi kaq të gjatë?

Duke parë ecurinë e lojtarëve të cilët luajnë që prej fillimit të sezonit, lindin dyshime të mëdha.

Në këtë pikë largimi nga Chelsea ndoshta nuk do të ishte një hap mbrapa në karrierën e një lojtari që duhet të arrij shumë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit