Ngjarja e rëndë në Greqi ku 50-vjeçari shqiptar, Fatmir Tarellari vrau me armë kunatin e tij 33-vjeçarin Erjon Pelivani ka tronditur rëndë opinionin publik si në Shqipëri ashtu dhe në vendin fqinjë.
Mediat greke vazhdojnë të kenë si kryefjalë këtë krim në familje dhe vazhdimisht raportohen detaje të reja.
Siç është bërë e ditur, 33-vjeçari ka abuzuar seksualisht me vajzën 18-vjeçare të Fatmir Tarellarit, që në moshën 9-vjeçare.
Mediat greke shkruajnë se kur ajo u rrit dhe mbushi moshën rreth 12-vjeçare, ai filloi ta filmonte dhe fotografonte në aktet e tij të sëmura.
Në fakt dyshohet se Pelivani këto video i ka mbajtur për vete dhe më pas ka shantazhuar mbesën e tij se nëse nuk i jepte para do i bënte publike.
E gjendur në këto kushte vajza i ka rrëfyer babait të saj për veprimet e tmerrshme të 33-vjeçarit.
Kur ka marrë vesh ngjarjen 50-vjeçari i ka thënë se do ta “zgjidhte vetë atë punë”.
Si ndodhi ngjarja?
Pasi është vënë në dijeni nga e bija Fatmir Tarellari, ka rrëmbyer armën që e kishte me leje dhe ka shkuar përpara shtëpisë së kunatit të tij.
Kur ka shkuar në Agria, 50-vjeçari i ka kërkuar të shoqes që kunati ta ndihmojë me një defekt që i kishte ndodhur në makinë.
Me të mbërritur në vendngjarje, dy personat kanë debatuar, më pas 50-vjeçari e ka goditur me tytën e armës në fytyrë 33-vjeçarin dhe kur viktima ka tentuar t’i marrë armën, e ka qëlluar, duke e plagosur për vdekje.
Më pas 50-vjeçari ka telefonuar autoritetet dhe është vetëdorëzuar.
“E hoqa qafe…”! Dëshmia e gruas: Foli vajza, burri më vrau vëllanë