Fito shpesh sfidon autoritetet, madje në një tallje të kohëve të fundit, ai publikoi një video muzikore të quajtur “narkokorrido”, në të cilën lavdëronte bëmat e tij kriminale, e cila u regjistrua pjesërisht brenda burgut.
Që kur lideri i bandës së Los Choneros, Adolfo Macías, i njohur ndryshe si ‘Fito’, u arratis nga qelia e tij në një burg të sigurisë së ulët në Ekuador, kanë ndodhur më shumë sulme në të gjithë vendin.
Përmasat e krizës së sigurisë në vend u shfaqën në publik dje kur persona të armatosur të maskuar hynë në një studio televizive dhe lëshuan 15 minuta kërcënime dhe frikë në transmetim të drejtpërdrejtë.
Pamjet horror treguan një burrë me një pistoletë në mes të ekranit, i ndjekur nga një burrë i dytë me një armë gjahu, pastaj një i tretë i armatosur. U dëgjuan britma të ndjekura nga të shtëna armësh. Ata detyruan gazetarët e tmerruar dhe stafin e produksionit të shtrihen përtokë, me një grua që dëgjohej në sfond; “Mos qëlloni, ju lutem mos qëlloni!”
Qeveria ka thënë se të paktën 30 sulme kanë ndodhur që kur autoritetet njoftuan se Fito u zhduk. Ende nuk është e qartë nëse Fito arriti të largohej nga kompleksi i burgut në qytetin port apo nëse mund të fshihej diku brenda.
Një komandant policie tha se ai nuk mund “as të konfirmonte dhe as të mohonte” një arratisje, as nuk mund të thoshte për sa kohë i dënuari ishte zhdukur, por tha se qindra oficerë po kontrollonin burgun.
Por kush është Fito?