-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutimi i 23-vjeçarit në Vlorë/ RENEA blindon hyrje-daljet dhe…

Kryesoret

Pas vrasjes së 23-vjeçarit Gëzim Sinomati në Vlorë më 7 janar, forcat RENEA kanë intensifikuar kontrollet. Policia është përqendruar më së shumti në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit dhe në zonën përreth ku ndodhi vrasja.

Efektivët kanë kontrolluar mjete që lëvizin në qytet kryesisht ato me xhama të zinj ndërsa kontrolle ka pasur edhe në dhjetëra banesa. Numri i të shoqëruarve për ngjarjen ka shkuar në rreth 30.
Vetë i riu nuk rezulton person me precedent penal as në Shqipëri dhe as në Belgjikë, shtet ku ai jetonte dhe nga ku ishte kthyer pak ditë para vrasjes për të festuar festat e fundvitit.

Gjithashtu po hetohet edhe mungesa e energjisë elektrike për rreth 90 minuta mbrëmjen që ndodhi ekzekutimi në lagjen Hajro Cakërri. 23-vjecari u qëllua me snajper nga një distancë e afërt teksa pinte cigare në ballkonin e banesës së tij. Dyshimet janë se ai u qëllua nga tarraca e një objekti në ndërtim aty pranë. Pas ekzekutimit autori u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë tip BMVV të cilën e dogji në periferi të lagjes 24 maji në qytetin bregdetar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit