Lajme tronditëse janë raportuar nga Greqia, ku një 50-vjeçar ka vrarë me armë gjahun vëllain e gruas së tij (kunatin) 33-vjeçar, duke përdorur një armë gjahu të cilën e kishte me leje mbajtjeje.
50-vjeçari pasi ka kryer krimin është vetdorëzuar në polici, por arsyet e vrasjes janë edhe më tronditëse.
Siç raportohet nga mediat greke, 50-vjeçari ka zbuluar se vajza e tij 18-vjeçe, është abuzuar seksualisht nga 33-vjeçari, njëkohësisht daja i vajzës.
E reja i ka treguar babait të saj tmerrin e përjetuar, madje ka deklaruar se kjo ngjarje e rëndë vazhdon prej 9 vitesh, që kur ajo ishte një e mitur, ende në moshën 9-vjeçare.
50-vjeçari ka thënë në polici se ka marrë vendimin të kryej krimin mëngjesin e të martës kur vajza i ka rrëfyer ngjarën se 33-vjeçari e kishte përdhunuar, gjithashtu ajo ka deklaruar se 33-vjeçari, daja i saj kishte filluar ta shantazhonte se do i publikonte video dhe foto në rrjetet sociale.