Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat dhe ironitë për Lulzim Bashën edhe sot nga Lezhë, ku mblodhi qeverinë për dy ditë. Kur i kujtuan kryetarin e PD-së, tha se në këtë orar është në gjumë.
Gazetarja: Kryeministër, mos dikujt tjetër i ngel hatri që nuk e përmendëm në konferencën e sotme. E kam fjalën për Lulzim Bashën. Besoni që ai mund të ndihmojë në fund fare në seancë plenare, 84 votat që ju duhen…
Edi Rama: Sa është ora?
Gazetarja: Ka kaluar ora e gjumit besoj…
Edi Rama: Aaa jo, ncuq-ncuq-ncuq. Në këtë orë kurrë pyesni për të.