Kryeministri Edi Rama u shpreh sot qartë dhe prerë se reformën zgjedhore mund ta bëjë Partia Socialiste, pa opozitën. Sipas tij, Kushtetuta nuk thotë që duhet komision mes dy palëve, por 84 vota.
“Kushtetuta nuk e thotë se duhet një komision bipartizan, thotë se duhen 84 vota. Sigurisht që do të ishte mirë të bëhej me komision bipartizan, por këtu kemi një palë partizanë dhe një palë ballistësh”.
“Ne presim vendimin e formës së prerë”. Kështu u shpreh Edi Rama kur u pyet për çështjen e Fredi Belerit. Nuk pranoi që të komentonte emrat që nxori media greke mes tyre Vangjel Tavo.
Nuk pranoi që të fliste as për djegin e mandatit të Arben Ahmetajt. “Nuk e kisha dëgjuar. Tani po e dëgjoj nga ju për këtë afat”.
Po në Kosovë kur do të shkojë? “Për pak ditë do të jem vetë në Shkup për një takim rajonal atje, shpresoj që do të jetë edhe kryeministri i Kosovës.
Nuk e kam realizuar vizitën atje, për disa zhvillime që edhe kanë filluar të ndodhin, por do të shkoj patjetër”.