Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Greqi, ku 50-vjeçari Fatmir Tarellari vrau kunatin e tij 33-vjeçarin Erjon Pelivani, pasi i kishte përdhunuar të bijën nga martesa e parë. Ngjarja ndodhi në Volos ndërkohë që e bija, tashmë 18 vjeçe i kishte rrëfyer të atit se 33-vjeçari e përdhunonte sistematikisht që nga mosha 9-vjeçare dhe se e mbante në terror psikologjik, pasi e kërcënonte vazhdimisht se do t’i publikonte foto dhe video të momenteve intime.
Gazetari Etmond Guri në një lidhje me “Skype” nga Greqia për “5Pyetjet.al” rrëfeu detajet e ngjarjes së rëndë brenda familjes shqiptare. “Një ngjarje tronditëse. Një 50-vjeçar ka vrarë kunatin, sipas autorit, pas informimit nga vajza se është përdhunuar prej moshës 9-vjeçare dhe e ka shantazhuar, babai ka marrë armën dhe e ka vrarë. Më pas ka marrë vetë policinë dhe është dorëzuar” tha Guri për “5Pyetjet.al”.