-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Zgjohet” Basha: Më vjen shumë keq që Berisha është në arrest shtëpie

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha reagoi për herë të parë mbrëmjen e sotme për arrestin në shtëpi që gjykata vendosi kundër Sali Berishës. Ai tha se përgjigja zyrtare e tij është se gjithkush duhet të jetë i barabartë përpara ligjit.

Kam dy reagime. Njëri është në rrafshin personal, tjetri politik. Në rrafshin personal nuk më vjen mirë, por shumë keq që një njeri që kam bashkëpunuar shumë gjatë të përfundojë këtu. Çfarë kam pasur për t’i thënë ia kam thënë.

Edhe ai e ka thënë publikisht një pjesë të këtij komunikimi për hapat për të mos ardhur deri këtu. Por në fund secili bën zgjedhjen e vet dhe duhet të marrë përgjegjësinë për zgjedhjen. Kjo është njëra anë e kostos që u solli të gjithëve, familjes, por edhe PD-së. Në rrafshin personal kam keqardhje të thellë.

Por opozita dhe PD duhet të ecin përpara, ta lënë të shkuarën pas. Jo të shkelin mbi të shkuarën. As të mohojnë, as të mirat dhe as të këqijat, por të ecin përpara. Në cdo rast, qëndrimi i PD-së është që drejtësia të bëjë punën e saj e papenguar dhe nga unë i pari dhe cdo politikan duhet të jemi të barabartë përpara ligjit” tha ai.

Mungesën e pranisë për të votuar heqjen e imunitetit për Sali Berishën në seancë e justifikoi me faktin se parlamenti ishte kthyer në kaos nga incidentet e shkaktuara nga grupi i ish-kryeministrit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit