Një ndjekje e gjatë nga policia spanjolle ka çuar në arrestimin e dy shqiptarëve dhe 3 shtetasve britanikë si dhe sekuestrimin e 300 kg kokainë.
Hetimet rreth tyre kishin filluar që në muajt e verës, ndërsa dyshohej se ky grup trafikonte drogë nga Amerika e Jugut.
Të vënë në ndjekje të tyre që prej ditës së martë policia konfirmoi aktivitetin kriminal kur dy shqiptarët dorëzuan një kamion në Benicassim, tek dy anëtarët e tjerë të grupit, të cilët parapriheshin nga një tjetër automjet të drejtuar nga një bashkëpunëtor i tretë i tyre.
Ndjekja e kamioni vazhdoj, tashmë nën drejtimin e dy personave të tjerë të cilët po drejtoheshin për në Alivante ose Costa del Sol.
Drejtuesi i kamionit pikasi policinë që i ishte vënë nga pas dhe mori daljen më të afërt nga autostrada, duke shkaktuar një ndjekje si nëpër filma.
Gjatë ndjekjes kamioni përplasi dy makina policie dhe si përfundim u ndalua në një Hypermarket “Carrefour”.
Policia vuri në pranga tre personat që ndodheshin në dy automjetet, të cilët rezultuan shtetas anglezë. Pasi gjetën çelësat e kamionit, të cilat ishin hedhur nga drejtuesi, policia e hapi dhe zbuloi brenda 300 kg kokainë.
Në një operacion të njëkohshëm, u arrestuan edhe dy shtetasit shqiptarë në Benicassim. Këta të fundit janë shoqëruar nga policia spanjolle ditën e djeshme, teksa në disa banesa në dy bashki të Alicantes, ku janë kryer kontrolle.