-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dyshohet se abuzoi me të miturën, në pranga 35-vjeçari

Kryesoret

Një 35-vjeçar nga Divjaka është arrestuar nga policia e Fierit pasi dyshohet se ky person ka abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë vunë në pranga shtetasin A. A., 35 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare”, thuhet në njoftim.

Policia gjithashtu ka nisur procedim penal ndaj një 17-vjeçari në Fier, pasi një bashkëmoshatare e ka denoncuar në polici.

Sipas adoleshentes, 17-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.

Policia e Fierit njofton se po kryhen veprimet për verifikimin e kallëzimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi ka kallëzuar një 17-vjeçare se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të. Vijojnë veprimet për të verifikuar kallëzimin”, njofton policia

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit