GJIROKASTËR-Largoi automjetin nga vendparkimi i zonës doganore të Kakavijës pa autorizim dhe pa paguar detyrimet, vihet në pranga 59-vjeçari Pëllumb Toro. I ndaluari, i shpallur në kërkim 4 ditë më parë, dyshohet se transportonte me këtë automjet, bagëti të imëta.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 07.01.2024, ka larguar automjetin tip “Toyota”, nga vendparkimi i Degës Doganore Kakavije, pa autorizim dhe pa paguar detyrimet. Nga veprimet hetimore dyshohet se 59-vjeçari transportonte me këtë automjet, bagëti të imëta” njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.