Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sërish ndryshime në qeveri. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bën të ditur se ka shtuar Ministrinë e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe në krye të saj ka emëruar Adea Pirdenin.
Ky ndryshim sipas Ramës, vjen në kushtet kur Shqipëria po punon për kapitujt e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, të cilat kërkojnë një qasje të re ndaj administratës publike.
Adea Pirdeni tre vjetët e fundit ka qenë në rolin e zv/ministres së Drejtësisë dhe sipas kryeministrit ka spikatur me lidershipin e me profesionalizmin e saj në rolin e zv/kryenegociatores me Bashkimin Europian, si edhe në mbulimin e kapitullit madhor të Gjyqësorit e të Drejtave Themelore.
Rama krijon ministrinë e Administratës Publike dhe Antikorrupsionit