-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Një kapele zbulon hapur bandën e shqiptarëve të përfshirë në vjedhje

Kryesoret

ADN-ja e gjetur në një kapele të harrur në një Alfa Romeo Giulietta” ka bërë të mundur zbulimin e një bande shqiptare që përshiheshin në vjedhje në via San Donà di Piave.
Pas një prej vjedhjeve të ndryshme që ata bënin, u përplasën me makinën e Policisë si dhe me 2 makina të tjera.
Gabriel Vata, 30 vjeç, ka rënë në pranga pas një urdhër arresti të nënshkruar nga gjyqtarja hetuese Monica Biasutti me kërkesë të prokurorit Marco Faion. Mbrëmjen e 2 dhjetorit ai arriti të arratisej së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë, ndërsa u arrestua në flagrancë bashkëkombasi i tij Segi Gega, 26 vjeç.

Në orën 1 të mëngjesit të datës 3 dhjetor në Viale Grigoletti dy anëtarë të bandës u kapën nga makina e policisë me një makinë të vjedhur “Opel Agila”. Ata nuk u ndalën dhe u përplasën me një mur. Pas kësaj, u larguan me vrap dhe më pas i vodhën një shtetasi amerikan një “Mustang”, i cili u gjet më pas në Segrate.

Dy kapele, doreza e të tjera sende u gjetën në bordin e “Alfa Romeo Giulietta”. Mjekësia ligjore gjeti profilet gjenetike. Megjithatë, një krahasim mungonte: në fakt autorët nuk ishin fotografuar.

Prokurori Faion delegoi ekipin e mjekësisë ligjore të Milanos për të ekstrapoluar profilin gjenetik të Vatës, një rezultat i pajtueshëm me ADN-në e gjetur në kapele. Në atë moment gjyqtari hetues Biasutti lëshoi urdhrin, duke ndarë provat e mbledhura kundër të dyshuarit.

Ditën e djeshme Vata, e cila emëroi si përfaqësuese të besuar avokaten Stefania Pattarello, ka shfrytëzuar të drejtën për të mos iu përgjigjur pyetjes së garancisë. Mbrojtja rezervon të drejtën për të vlerësuar një kërkesë për rishqyrtim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit