-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kupa e Italisë/ Atalanta i tregon “derën” Milanit, lumë polemikash në “San Siro”

Kryesoret

Atalanta është skuadra e tretë e cila siguron një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Një sukses i merituar për skuadrën e Gasperinit, e cila përmbysi shifrat dhe i tregoj derën në San Siro skuadrës në Milanit, me rezultatin që përfundoi në shifrat 1-2.

Kuqezinjtë realizuan të parët me Leaon në minutën e 45-të, një “gënjeshtër” e vogël pasi Teun Koopmeiners ndëshkoi Maignan në shtesë, për të dërguar skuadrat në barazim në dhomat e zhveshjes.

Bergamaskët nisën mjaft mirë dhe pjesën e dytë dhe sërish rolin e protagonistit e mori mesfushori Teun Koopmeiners, i cili ekzekutoi në mënyrë të saktë një penallti.

Sfida u mbyll në shifrat 1-2 me San Siron i cili dhe një herë nisi vërshëllimat ndaj skuadrës së tyre, polemika të mëdha dhe për dhomën VAR, duke rezultuar protagonist negativ në 3 episode kryesore, njëra prej tyre nxjerrja me karton të kuq të trajnerit Gasperini që në pjesën e parë.

Atalanta merr kështu një kualifikim të rëndësishëm, ndërsa Milani mbyll këtu rrugëtimin e Kupës së Italisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit