Zbardhen detaje të reja për vrasjen me snajper të Gëzim Sinomatit mbrëmjen e së dielës në Vlorë. Ka disa të shoqëruar dhe arrestuar, por edhe asnjë njoftim zyrtar nga policia mbi numrin, pistat dhe motivet.
RENEA prej disa ditësh ndodhet në Vlorë. Kontrollet kanë qenë të shumta. Gëzim Sinomati u vra me plumb snajperi në kokë mbrëmjen e 7 janarit 2024, sapo kishte dalë në ballkonin e shtëpisë në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë për të pirë cigare. Killerat pak më vonë dogjën makinën.