-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau kunatin në Greqi/ Babai i autorit: Mbesa i tregoi të atit, maskarai i merrte para e kërcënonte

Kryesoret

Report Tv ishte në banesën e familjarëve të 50 vjeçarit i cili vrau kunatin pasi zbuloi se abuzonte seksualisht me të bijën që e kishte nga martesa e parë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Volos në Greqisë më 9 janar 2024.

Prindërit e 50 vjeçarit jetojnë në Shqipëri dhe janë të shokuar.

Babai i 50 vjeçarit shprehet i shqetësuar pasi ka frikë se mos hakmerren dhe bëjnë keq djalit të tij. Ai tregon si i biri kishte mësuar për abuzimin seksual dhe kërcënimet që vëllai i nuses bënte ndaj vajzës së mitur.

Si e morët vesh lajmin?
E dëgjuam nga të tjerët dhe nuk e besova, mendova se ka bërë aksident. Kur pyetem mirë e morëm vesh që e ka bërë djali atë (vrasjen).

E keni parë ndonjëhere kunatin?

Po e kemi takuar, e njihnim, por nuk e njihmin për të keq, e dinim njeri të mirë, por paska qenë maskara, të merresh me një fëmijë! I mori paratë çupës (mbesës), që djali ia jepte për qiranë e shtëpisë, se vajza bënte shkollën në Janinë. Djali i çonte para, ai (autori) i kërkonte para çupës, e kërcënonte! Djali im vajti atje dhe i tha çupës ku i ke parë? Çupa filloi të qante dhe i tregoi se paratë ia kanë marrë ai dhe i tregoi gjithë gjërat që kishin ndodhur…. (përdhunimi). Djali ka 10 vite i martuar me gruan e dytë. Në Shqipëri vinte rrallë se kishte 5 fëmijë për të rritur. Tre vajza nga martesa e parë, djalin nga martesa e dytë dhe një vajzë që e solli me vete gruaja e dytë.

Keni frikë nga hakmarrja?

Po kemi frikë se mund të ndodhë edhe më keq!

Ngjarja e rëndë u bë publike në mediat greke. Siç raportonte ‘Protothema’, autori e kishte vrarë me arme gjahu, të cilën e kishte me leje, vëllain e gruas së tij të dytë dhe më pas ishte dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin. 50 vjeçari kishte 3 vajza me martesën e parë ndërsa me gruan e dytë kishte një djalë.

Vajza ka dëshmuar se ngacmimet seksuale kishin nisur në moshën 9 vjeçare ‘dhe përdhunimet kanë ndodhur nga mosha 12 deri në 14 vjeç! Kohët e fundit viktima e shantazhonte se do t’i publikonte video dhe foto intime gjatë akteve të tij, duke i kërkuar një shumë parash, pasi ajo kishte filluar punë.

/Shqiptarja

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit